Aksident i rëndë trafiku në Rahovec, humb jetën një person

Një aksident trafiku ka ndodhur në Rahovec ku ka humbur jetën një person.

Më poshtë njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

“Me datën 25.07.2022 rreth orës 11:40, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugorë-Gjakovë ju është përgjigjur rastit aksident trafiku në rrugën Rahovec-Xerrxë (në hyrje të qytetit  të Rahovecit) ku të përfshirë kanë qenë dy automjetet. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale një person, R.K mashkull/kosovar i lindur në vitin 1956 ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konfirmuar personeli mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Rahovec. Në Aksident trafiku po ashtu lëndime të lehta trupore ka pësuar edhe një person, mashkull/kosovar lindur në vitin 1954 i cili pas trajtimit mjekësor është shoqëruar në Polici. Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes. Me vendimin e tij, personi i shoqëruar në polici është ndalur në mbajtje.”

Njofton për Tv Syrin, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Read Previous

​Pozita dhe opozita mirëpresin rezolutën e Shqipërisë kundër Martyt, shihet si rrethanë e re

Read Next

Kur do të bëhet regjistrimi i popullsisë në Kosovë?