Një aksident trafiku ka ndodhur në udhëkryqin mes rrugëve “Bujar Roka” dhe “Ymer Pula”.
Raporti i Policisë së Kosovës:
“Rreth orës 11:50 është raportuar aksident trafiku në udhëkryqin “Bujar Roka” dhe “Ymer Pula”. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku të perfshirë kanë qenë dy automjete. Për pasojë përveç dëmeve materiale kemi pranuar informacion për të paktën tre persona të lënduar. Rastin është duke e trajtuar Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, thuhet në raport.
Mjeku kujdestar ka pohuar se te lënduarit kanë lëndime te lehta trupore dhe po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë. /syrivision/