Aksident i rëndë në Tiranë, humbin jetën dy persona

Dy automjete janë përfshirë në aksident në të gdhirë të mëngjesit të sotëm te “21 dhjetori” në Tiranë. Në këtë aksident kanë vdekur dy persona, njëri drejtues i një nga automjetet dhe një pasagjerë që ishte në një makinë tjetër.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 11.11.2021, rreth orës 03:20, në kryqëzimin “21 Dhjetori”, janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues shtetasin E. D., 30 vjeç dhe mjeti me drejtues shtetasin L. C.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi L. C., dhe njëri nga pasagjerët, shtetasi A. B., 69 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit./A2

Read Previous

Spahiu: SHBA-ja dhe vendet perëndimore po rikthehen në rajon

Read Next

Policia shqipton 328 gjoba brenda 24 orëve për shkelje të masave kundër COVID-19