Aksident i rëndë në Slloveni: Të paktën tre të vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në shtetin slloven, ku raportohet edhe për viktima.

Në magjistralen Pomurska, në drejtim të Mariborit, ka ndodhur një aksident i rëndë në të cilin kanë humbur jetën së paku tre persona.

Nuk dihet ende numri i saktë i të lënduarve, ndërsa sipas informacioneve fillestare në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja, i cili ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur.

Momentalisht ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti që shkaktoi viktima.

Hetimet në vendngjarje janë ende duke vazhduar ndërsa më shumë informacione do të jepen pas orës 13:00.

Autostrada Pomurska, në drejtim të Mariborit aktualisht është e mbyllur për trafik, shkruan Qendra për Trafik dhe Informim. 

/Telegrafi/

Read Previous

Presidentja Osmani u prit në takim nga kryetari i Kuvendit të Islandës

Read Next

Zelensky: Ukraina meriton të fillojë këtë vit negociatat për anëtarësim në BE