Zelensky: Ukraina meriton të fillojë këtë vit negociatat për anëtarësim në BE

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se ka biseduar me presidenten e Komisionit Europian në lidhje me ofertën e Ukrainës për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Sipas Zelensky-t bisedimet ishin produktive me udhëheqësen e komisionit, Ursula von der Leyen, dhe anëtarët e Kolegjit të Komisionit Europian.

Bisedimet treguan se të gjitha palët e kuptuan “faktin se Ukraina ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme dhe të plotë në mbrojtje kundër Rusisë”, tha presidenti ukrainas.

“Dhe për faktin se integrimi ynë i mëtejshëm duhet t’i japë energji dhe motivim popullit tonë për të luftuar pavarësisht nga çdo pengesë dhe kërcënim. Unë besoj se këtë vit, Ukraina meriton të fillojë negociatat për anëtarësimin në BE”, shtoi ai.

Zelensky falënderoi Von der Leyen dhe kolegët e saj në BE për mbështetjen ushtarake, financiare dhe sociale të Ukrainës “në rrugën e integrimit”.

/abcnews.al

Read Previous

Aksident i rëndë në Slloveni: Të paktën tre të vdekur

Read Next

Suedia dhe Finlanda hedhin poshtë propozimin e Turqisë për anëtarësimin e vendeve nordike në NATO