Suedia dhe Finlanda hedhin poshtë propozimin e Turqisë për anëtarësimin e vendeve nordike në NATO

Finlanda dhe Suedia kërkojnë të anëtarësohen në të njëjtën kohë në NATO, pavarësisht kundërshtimit të Turqisë ndaj ofertës suedeze, thanë kryeministrat e të dyja vendeve.

Turqia kohët e fundit njoftoi se mund të miratojë anëtarësimin e Finlandës në NATO, por jo të Suedisë.

Por, presidenti finlandez, Sauli Niinisto dhe ministri i jashtëm, Pekka Havisto e hodhën poshtë idenë, duke thënë se siguria e dyja vendeve nordike është e ndërvarur, raporton rel.

“Nuk më pëlqen kjo atmosferë, domethënë pozicioni ku Suedia paraqitet si një fëmijë i keq në klasë. Nuk mendoj se është kështu. Suedia po merr të gjitha hapat e nevojshëm për t’u anëtarësuar në NATO”, tha kryeministrja finlandeze, Sanna Marin.

Kryeministri suedez, Ulf Kristerson tha se vendi që drejton po vazhdon t’i përmbahet marrëveshjes trepalëshe të nënshkruar vitin e kaluar midis Suedisë, Finlandës dhe Turqisë.

“Ne e filluam këtë rrugëtim së bashku, dhe do të anëtarësohemi së bashku”, tha Christerson.

Ndryshe, Turqia kohët e fundit ka mbajtur qëndrim të ashpër pas protestave kundër presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan dhe djegies së Kuranit në Stokholm. /Telegrafi/

Read Previous

Zelensky: Ukraina meriton të fillojë këtë vit negociatat për anëtarësim në BE

Read Next

Nedim Bajrami: Sassuolo zgjedhja e duhur për karrierën time