Ahmeti pret delegacionin e Komitetit Parlamentar Arabi Saudite-Kosovë

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, priti sot në takim Komitetin Parlamentar Arabi Saudite-Kosovë të Asamblesë Konsultative të Arabisë Saudite (Shura), i kryesuar nga kryetari i këtij komiteti Khaled bin Mohammed Al Bawardi.

Sipas njoftimit të kësaj ministrie, Ahmeti ka shprehur falënderimin për mbështetjen ndaj Kosovës, si në aspektin e konsolidimit të brendshëm ashtu edhe atë në marrëdhëniet me jashtë për anëtarësimin e vendit tonë në organizata ndërkombëtare.

Gjithashtu Al Bawardi vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera në mes dy vendeve dhe dy popujve.

“Thellimi dhe zgjerimi i mëtejmë i bashkëpunimit të dyanshëm në fusha të interesit të përbashkët, që përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në fushën e ekonomisë, arsimit, teknologjisë informative, energjisë së ripërtëritshme, shëndetësisë, turizmit, diplomacisë publike ishin disa nga temat ku u përqendrua biseda në mes dy delegacioneve dhe ku synohet konkretizimi i këtij bashkëpunimi nëpërmjet projekteve konkrete”, thuhet në komunikatë./rtklive

Read Previous

Qendra e të Mbijetuarve të Torturës e vlerëson si të ngutshme ratifikimin e Marrëveshjes për Burgjet me Danimarkën

Read Next

FSK konfirmon se njëri nga të plagosurit mbrëmë në Pejë është ushtar i saj