Ahmeti pas rritjes së numrit të rasteve: Qeveri e opozitë, kthjelluni

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka kritikuar Qeverinë për rritjen e numrit të rasteve me koronavirus.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka thënë se viktimat nga Vetëvendosje po shihen si çështje fushatë, por është bilanc lufte.

Kryetari tha se numri i viktimave gjatë ditës së sotme nuk është vetëm statistikë.

“Numri i viktimave ende po diskutohet si hendikep për VV për zgjedhje lokale. Nuk është çështje fushate më. Ky është bilanc lufte. Gjendja e jashtëzakonshme duhet të trajtohet si e tillë. 18 viktima nuk është statistikë. Qeveri e opozitë – kthjelluni”, shkroi Ahmeti në Facebook.

/KlanKosova.Tv/

Read Previous

Rashica starton nga fillimi për Norwich kundër Leicester Cityt

Read Next

Kontingjenti i dytë i afganëve në Shqipëri strehohet në Qytetin Studenti