Ahmeti: Deri tani janë paguar rreth 1 milion euro për qytetarët e prekur nga COVID-19

Ditë më parë Komuna e Prishtinës njoftoi se ka nisur pagesën e premtuar për qytetarët e saj të prekur nga COVID-19, ndërsa sot, kryetari Shpend Ahmeti, bëri të ditur se deri tani kanë paguar 1 milion euro.

Përmes një postimi në Facebbok, Ahmeti tha se këto mjete janë ndarë për 20 mijë qytetarë, ku sipas kategorisë janë paguar me nga 50 euro secili qytetar nën moshën 65 vjeçare si dhe me nga 100 euro pensionistët.

“Deri më sot, Komuna e Prishtinës ka paguar rreth 1 milion euro për qytetarët e saj të prekur nga Covid për shpenzimet mjekësore – 50 për secilin qytetar nën 65, 100 për pensionistet. Rreth 20 mijë qytetarë!”, shkroi ai./GazetaSinjali

Read Previous

Masat e reja që hyjnë në fuqi që nga dita e nesërme

Read Next

SHSKUK: 4 persona në gjendje të rëndë, 103 në oksigjenoterapi