Po bën mbjelljen e misrit në parcelën e fundit. Agron Beqaj nga fshati Rracaj është njëri nga bujqit e komunës së Gjakovës i cili është në përfundim të mbjelljes së kulturave bujqësore.Agroni tha se në 32 hektarë tokë ka mbjellur misër, ndërsa në 60 hektarë tokë ka mbjellur grur.
Këto kultura ai përdor si ushqim për kafshët dhe një pjesë tjetër edhe për treg.
Agroni tha se përkrahja me subvencione dhe grante në vitet e fundit ka qenë një ndihmesë e madhe. Por atij I nevojiten edhe disa paisje të punës të cilat janë të domosdoshme për veprimtarinë e tij.
Vlen të theksohet se në të gjitha rajonet e Gjakovës pritet që gjatë kësaj fundjave të përfundojnë mbjelljet në shumicën dërmuese të sipërfaqeve.Që këto kultura bujqësore të kultivohen në gjendje sa më të mirë dhe të japin frutet e tyre atëhere ajo qka kërkohet nga fermerët është ti kushtojnë kujdes dhe të kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme bujqësore.