Agon Batusha deputet nga radhët e LVV ka reaguar për stadiumin e qytetit të Gjakovës, duke shkruar në rrjetin social facebook se:
“E vërteta e Stadiumit të Qytetit të Gjakovës Pas takimit me ministrin e MKRS, z. Çeku, zv.ministren për çështje të Sportit, znj. Osmani dhe konfirmimin nga sekretari permanent i MKRS-së, ju sigurojmë që Stadiumi i Qytetit të Gjakovës do të rinovohet/ndërtohet sipas dinamikës së paraparë. Faza e parë është 1.1 milion euro dhe kjo shumë është paraparë nga Qeveria Kurti 1 dhe vazhdon edhe në Qeverinë Kurti 2. Dinamika e punimeve është duke shkuar me ritëm të shpejtë, pra më shpejt se që është paraparë. Rrjedhimisht të gjitha obligimet financiare janë kryer me kohë dhe do vazhdojnë të kryhen sipas planifikimit. Në pretendimet e reaguesve nuk kemi parë asnjë dëshmi që vërtetojnë pretendimet e tyre. Asnjë telefonatë nuk është bërë për t’u pyetur në MKRS për ndonjë paqartësi apo pretendim. Pra, shkurt kjo është bllof dhe sinqerisht më vjen keq se në çfarë niveli kanë rënë organet komuale.” shkroi Batusha në profilin e tij në rrjetin social faceboook.
Agon Batusha reagon për stadiumin e qytetit të Gjakovës