AGK-ja sot dorëzon në Kushtetuese komentet e përbashkëta për Ligjin e KPM-së

Bordi i AGK-së, i prirë nga kryetari Xhemajl Rexha, dhe juristja e medias, Flutura Kusari, sot pritet të dorëzojnë komentet e përbashkëta për Ligjin e KPM-së në Gjykatën Kushtetuese.

Pas dorëzimit të komenteve që është paraparë të bëhet në ora 15:00, bordi i AGK-së pritet të deklarohen për media.

Projektligji për Komisionin e Pavarur të Mediave, u miratua në seancën plenare të 11 korrikut në Kuvendin e Kosovës, me 59 vota pro.

Projektligji në fjalë u kundërshtua nga partitë opozitare në vend./klankosova/

Read Previous

Vardy njofton rikthimin në elitën e futbollit anglez pas një ndeshje si protagonist kundër Tottenham

Read Next

Një grua në Ferizaj raporton se është dhunuar