AGK-ja: 2023-ta, viti me më së shumti kërcënime dhe sulme ndaj gazetarëve dhe mediave

Asociacioni i  Gazetarëve të Kosovës, tha se 2023-ta është viti me më së shumti raste të kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve e mediave, që janë raportuar te AGK-ja.

“Gazetarët dhe kameramanët, si asnjëherë më parë rrezikuan sigurinë e tyre fizike duke raportuar në kushte të jashtëzakonshme, në muajin maj dhe qershor nga veriu i Republikës së Kosovës. Andaj, ju jemi mirënjohës që misionin për informimin e qytetarëve, e bëtë në kushte tejet të rënduara, pa mjetet e nevojshme të punës, dhe e pa u frikësuar”, shkruan në njoftim.

“Falënderim e mirënjohje edhe për të gjithë kolegët tjerë që kanë raportuar nga terrenet e tjera të ndryshme, e janë kërcënuar nga qytetarë, zyrtarë, pjesëtarë të sigurimit dhe persona publik”.

Tutje AGK-ja ftoi që të mos hezitojnë as në të ardhmen t’i raportojnë rastet e ngjashme.

/klankosova/

Read Previous

Qerimi shpall listën e gjerë të Kosovës për ndeshjet me Britaninë e Madhe

Read Next

Bislimi: Sivjet e zhbllokuam procesin e vizave, në 2024 të ketë reagim vendimtar të BE-së për Banjskën