AGK angazhon avokat për përfaqësimin e gazetarëve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se ka angazhuar avokat për përfaqësimin e gazetarëve. Yll Zekaj është angazhuar si Avokat në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, me mbështetjen e dhënë të Misionit të OSBE-së në Kosovë.

“Për AGK-në, është tejet i rëndësishëm përfaqësimi dhe mbrojtja ligjore për gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët, dhe kjo do të mundësohet me angazhimin e z. Zekaj.

AGK-ja, ju inkurajon që t’i raportoni rastet kur pengoheni gjatë kryerjes së detyrës, ose jeni subjekt i sulmeve dhe kërcënimeve”, thuhet në njoftim.

AGK njofton se shqetësimet apo kërkesat për konsultime mund t’i adresoni në këtë e-mail: [email protected].

/Telegrafi/

Read Previous

Aubameyang sulmohet nga hajdutët në shtëpi, i vjedhin gjësende me vlerë

Read Next

Kriza energjetike, BE ngre alarmin: 5 deri në 10 dimrat e ardhshëm do të jenë të tmerrshëm