Agjencia e OKB-së furnizohet me karburant vetëm për ndihma, jo për ujë e spitale

Rreth 23,000 litra karburant nga Egjipti iu dorëzuan Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët (UNRWA) për t’u përdorur vetëm për transportin e ndihmave nga Rafah, tha drejtori i organizatës në Gaza, Thomas White në X.

“Sapo pranuam 23,027 litra karburant nga Egjipti (gjysmë cisterne) – por përdorimi i tij është kufizuar nga autoritetet izraelite – vetëm për transportin e ndihmave nga Rafah”, shkroi White. “Nuk ka karburant për ujë apo spitale”, raporton CNN.

“Kjo është vetëm 9% e asaj që na nevojitet çdo ditë për të mbajtur aktivitetet e shpëtimit”, shtoi ai.

Kamioni që transportonte karburantin kaloi kufirin nga Egjipti në Gaza të mërkurën në mëngjes, ka raportuar CNN. Është kamioni i parë që transporton karburant në Rripin e Gazës që kur Izraeli vendosi një bllokadë atje pas sulmit të Hamasit më 7 tetor.

/Klankosova.tv/

Read Previous

​Sfida me Zvicrën, “Dardanët” vazhdojnë stërvitjet

Read Next

YouTube ashpërson rregullat ndaj këngëve të gjeneruara nga Inteligjenca Artificiale