Të rinj e të reja, fëmijë e të moshuar janë infektuar me virusin e ri Corona përgjatë dy viteve me denduri të barabartë. Por pasojat janë shumë të ndryshme. Faktorë vendimtarë janë mosha dhe sëmundjet e mundshme të mëparshme. E në këtë situatë më të atakuarit kanë qenë grupmosha e shtyer.
Neuropsikiatri Ferid Agani konsideron se pasojat tek mosha e shtyer janë të shtrira në një spektër të gjerë.
Pasojat post-COVID tek të moshuarit kanë ndikuar edhe rrafshin e shëndetit mendor thotë dr.Agani
Sipas të dhënave të OBSH-së, burrat vdesin në mënyrë të konsiderueshme më shpesh se gratë nga SARS-CoV-2. Kjo për faktin se sistemi imunitar femëror është më rezistent se ai i burrave.