Temperaturat e nxehta që kanë mbretëruar së fundmi sigurisht që kanë sjellur probleme dhe vështirësi në sektorin privat dhe shoqëror. Në drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim në komunën e Gjakovës kanë nxjerrë një raport preliminar lidhur me dëmet e shkaktuara nga vatrat e zjarreve, të cilat sipas tyre thuhet se kanë qenë mjaft të mëdha në aspektin drunor dhe bujqësor, por që fatmirësisht dëme në njerëz dhe infrastrukturë nuk ka pasur.
Tutje Meqa ka shtuar se ky dikaster vazhdimisht ka bashkëpunuar edhe me akterët tjerë që situata të jetë në kontroll dhe gjithmonë jemi në krye të detyrës për ndonjë situatë tjetër e cila mund të shkaktohet dhe e njëjta mund të keqësoj situatën.
Nga kjo drejtori njëherit është apeluar që qytetarët të kenë kujdes më të shtuar sidomos gjatë ditëve të verës, kur vatrat e zjarreve mund të shkaktohen edhe nga ndonjë pakujdesi e paqëllimshme.