Afro 1 mijë gjoba brenda ditës për shkelje të masave antiCOVID-19

Rastet me COVID-19 në Kosovë kanë shënuar rritje gjatë ditëve të fundit, teksa si pasojë janë shtuar edhe patrullimet policore.

Policia e Kosovës po gjobit vazhdimisht qytetarët për mosrespektim të masave antiCOVD, ku në 24 orët e fundit janë shqiptuar 978 gjoba të tilla.

Edhe tiketat në trafik janë të një numri të madh. Brenda një dite u gjobiten 1450 shoferë për shkelje të rregullave të komunikacionit.

Po ashtu për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 22 persona, ku 15 prej tyre janë dërguar në mbajtje. 

/Telegrafi/

Read Previous

Një 20-vjeçare nga Gjakova vdes nga COVID-19, disa ditë më parë i kishte vdekur edhe babai

Read Next

18 raste të vdekjes dhe 1.891 raste të reja me COVID-19 në Kosovë