Qendra e qytetit të Gjakovës ishte vendi ku ulërinin britmat “Kosova Republikë” në prillin e 1981-ës, duke ju bashkuar kështu protestave gjithë popullore në mbarë Kosovën. Afrim Caka rrëfen disa momente nga kjo ditë që i ka të ngulitura në memorie.
Caka tregon që demonstratat kishin filluar në mbrëmje dhe sipas tij prezent kanë qenë 150-200 veta.
Ndër të parët që është kapur atë ditë nga policia serbe ishte vet Caka. Këtë ai e kuptoi në momentin kur shkoi në Stacionin Policor.
Caka sot ka shumë dëshmi për krimet makabre të Serbisë. Sakrificën e asaj dite ai e konsideron si sakrificë sublime por të domosdoshme për Kosovën. Pasi që këto ngjarje kanë vulosur fatin e Kosovës në vitet pasuese.