“Afera e Hidrocentraleve”, ish ministrja Mimoza Kusari – Lila, lirohet nga aktakuza për keqpërdorim të detyrës

Gjykata Themelore e Prishtinës i ka liruar nga akuza katër ish-ministra të Qeverisë Thaçi 2, Mimoza Kusari-Lila, Nenad Rashiq, Besim Beqa, Dardan Gashi si dhe Fllanza Hoxha e Arben Gjuka, të cilët akuzoheshin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar në rastin e njohur si  “Afera e Hidrocentraleve”.

Sipas njoftimit të gjykatës, të njëjtit janë liruar nga akuza pasi nuk janë gjetur prova se kanë kryer veprat penale për të cilat janë akuzuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Ndërsa, pala e dëmtuara Korporata Energjetike e Kosovës dhe Qeveria e Kosovës, për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohen në kontest civil

“Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në komunikatën për media.

/Telegrafi/

Read Previous

Nxënësit e SHMT “Nexhmedin Nixha” vizatojnë murale brenda shkollës

Read Next

​Moti sot