Adriano Galliani: Ancelotti do ta ‘rilindë’ Brazilin

Adriano Galliani, zv.president dhe administrator i deleguar i Monzës, ishte ndër të ftuarit në darkën bamirëse të organizuar nga Lega Serie A në “Villa Miani”, me rastin e finales së Kupës së Italisë mes Milanit dhe Bologna.

Për lidhjen me Milanin: “Unë nuk jam më te Milani, por 31 vite nuk harrohen. Prandaj, e mbështes gjithmonë Milanin”.

Për rënien e Monzës nga kategoria: “Jam i trishtuar, sepse kam lindur dhe jam rritur në Monza, jam tifoz që në fëmijëri. Me Berlusconin e çuam ekipin nga Serie C në Serie A, fatkeqësisht këtë vit shkoi kështu, por do të provojmë sërish sezonin e ardhshëm”.

Për finalen Milan-Bologna: “Nuk jap parashikime, shikoni çfarë ndodhi në Inter-Barcelona”.

Për Ancelottin si trajner i Brazilit: “Kam folur me të, është duke kërkuar shtëpi atje dhe ndihet i lumtur. Do të drejtojë kombëtaren e dytë më të rëndësishme në botë. Kur eliminohet kombëtarja jote e zemrës, zakonisht fillon të mbështesësh Brazilin. Futbolli atje është gëzim i madh. Për momentin, kombëtarja braziliane është shumë keq, ndaj morën Carlon për të bërë më mirë. Është e pamundur të shkojë më keq te Brazili”.

Për kritikat ndaj Ancelottit dhe Florentino Perez: “Florentino ka fituar 7 Champions, Carlo 3. Në ‘Valdebebas’ kërkuan largimin e të dyve ditët e fundit, ky është futbolli. Tani mund të them se më ka kaluar mërzia për kritikat që kam marrë në të kaluarën”.

Për Kupën e Italisë më të dashur: “Ajo e fituar tri ditë pas finales së Manchesterit. Lojtarët tanë zbritën në fushë kundër Romës pas tri ditë festimesh ditë e natë dhe fituan. Nuk shtoj asgjë tjetër.

Për garën e titullit në Serie A: “Një pikë avantazh është shumë…” /Telesport.al/

Read Previous

Rama: Jemi të bekuar që Evropa na ka hapur dyert

Read Next

Pesë kërkesat që Trumpi ia bëri liderit të Sirisë