Adnan Januzaj – Nga super talent futbolli në lojtar pa klub

Më 5 tetor, të vitit 2013, lojtari me prejardhje nga Kosova, Adnan Januzaj, la gjurmë në një nga ekipet më të mëdha në histori, Manchester United

Ajo ishte hera e parë që ai ishte titullar në një ndeshje me djajtë e kuq.

Januzaj, i cili ishte 18 vjeç në atë kohë shënoi dy gola në një rikthim dramatik kundër Sunderland.

Kjo formë e mirë e Januzaj doli të jetë e shenjë e keqe për Kombëtaren e Shqipërisë.

Ai refuzoi t’i bashkohej Shqipërisë, dhe priste një ftesë nga Kombëtarja e Belgjikës.

Belgjika e ftoi por ai numëron vetëm shtatë paraqitje në ndeshjet e karakterit garues.

Në vitin 2016 përfaqësuesja e Kosovës u pranua në UEFA dhe FIFA.

Në atë kohë, Januzaj përsëri kishte të drejtë të luante për Kosovën, por nuk e zgjodhi atë.

Tani, së fundmi, Adnan Januzaj është pa klub, pasi nuk gjetën gjuhën e përbashkët për të vazhduar kontratën me skuadrën spanjolle, Real Sociedad.

/Albanianpost.com

Read Previous

​KEK-u thotë se bashkëpunimi me KESH po jep rezultate pozitive

Read Next

Gjykata aprovon këtë kërkesë të avokatëve të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit