Admovere: Vendim i duhur dërgimi i Kastratit në Këshill të Etikës

Organizata Admovere e ka cilësuar si të duhur vendimin e Universitetit të Prishtinës që e ka dërguar në Këshill të Etikës, profesor asistentin e Fakultetit Filozofik, Ardian Kastrati.

“Vendimi i Rektoratit të Universitetit të Prishtinë (UP) që rastin e z. Ardian Kastrati, profesor asistent në Fakultetin Filozofik, ta deponojë për trajtim me prioritet në Këshillin e Etikës, për shkak të gjuhës seksiste të përdorur, është vendimi më i duhur që do të mund të merrej. Ky hap nga ana e rektorit të UP-së, z. Naser Sahiti, është i pari i këtij lloji dhe paraqet progres në trajtimin e rasteve të tilla”, thuhet në reagimin e tyre.

Ata po ashtu kanë deklaruar se shpresojnë që tani e tutje Këshilli i Etikës t’i trajtojë më me seriozitet rastet të cilat deponohen në këtë Këshill.

“Sepse, jemi dëshmitarë që jo gjithmonë vendimet e këtij Këshilli janë marrë përkitazi me detyrat që i ka. Rikujtojmë që Admovere ka përcjellë punën e Këshillit të Etikës përgjatë viteve dhe gjetjet kanë qenë shqetësuese”, thuhet më tej.

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka reaguar:

Reagimi i plotë i tyre:

Vendimi i Rektoratit të Universitetit të Prishtinë (UP) që rastin e z. Ardian Kastrati, profesor asistent në Fakultetin Filozofik, ta deponojë për trajtim me prioritet në Këshillin e Etikës, për shkak të gjuhës seksiste të përdorur, është vendimi më i duhur që do të mund të merrej. Ky hap nga ana e rektorit të UP-së, z. Naser Sahiti, është i pari i këtij lloji dhe paraqet progres në trajtimin e rasteve të tilla.

Read Previous

Arrest shtëpiak ndaj dy të dyshuarve për falsifikim parash në Prizren

Read Next

Abdixhiku takim virtual me zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, flasin për integrimin e Kosovës në BE