Administrata e presidentit Donald Trump ka marrë një vendim të paprecedentë kundër Universitetit të Harvardit, duke revokuar të drejtën e tij për të pranuar studentë të huaj që nga viti akademik 2025-2026, shkruan Gazeta Sinjali.
Vendimi është marrë nga Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, e cila e akuzon universitetin prestigjioz për “nxitje të dhunës, antisemitizëm dhe bashkëpunim me Partinë Komuniste të Kinës”, raportoi Reuters.
Në bazë të këtij vendimi, studentët aktualë ndërkombëtarë në Harvard janë urdhëruar të transferohen në universitete të tjera amerikane ose, përndryshe, do të humbasin statusin e tyre ligjor në SHBA.
Universiteti i Harvardit ka reaguar me indinjatë, duke e quajtur këtë akt “të paligjshëm dhe një hakmarrje politike” ndaj një institucioni që, sipas tyre, ka refuzuar të dorëzojë të dhëna të caktuara për mbajtës të vizave studentore, kërkuar nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare.