Abramovich planifikon ta shesë Chelsean dhe të gjitha pronat në Britaninë e Madhe

FILE – Chelsea soccer club owner Roman Abramovich attends the UEFA Women’s Champions League final soccer match in Gothenburg, Sweden on Sunday, May 16, 2021. Abramovich, a former Russian provincial governor and Vladimir Putin ally who became a steel and metals magnate, is now a dual Israeli citizen with a net worth estimated at more than $13 billion. He has used his fortune to buy the British soccer club Chelsea and homes in London and New York. (AP Photo/Martin Meissner, File)

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich po planifikon t’i shesë krejt pronat që i ka në Britaninë e Madhe.

Këtë e ka bërë të ditur miliarderi zviceran, Hansjorg Wyss, të cilit i është dhënë mundësia që ta blejë klubin anglez, shkruan mediumi zviceran “Blick”.

Abramovich është sanksionuar në mënyrë të tmerrshme, derisa atij i është ndaluar futja dhe jetesa në Britaninë e Madhe.

Ai akuzohet për afërsi me presidentin tus, Vladimir Putin, të cilin e ka ndihmuar për ta arritur fuqinë globale që e ka sot.

Mediat britanike sigurojnë se Abramovich do të shesë gjithçka që ka në Britani sapo t’i arrijë një ofertë e kënaqshme.

86 vjeçari zviceran e ka pranuar se është i interesuar për ta blerë klubin nga “Stamford Bridge” nga Abramovich, por vetëm si pjesë të konsorsiumit.

55 vjeçari Abramovich e kishte blerë klubin anglez në vitin 2003 dhe nga ajo kohë, “Blues” janë bërë gjigantë të futbollit evropian.

Ai po ashtu po planifikon t’i shesë edhe pronat dhe villat që i ka në Londër, pra gjithçka që ka në patundshmëri.

Me këtë rast, miliarderi rus me pasaportë izraelite dëshiron të kryejë punë me Britaninë e Madhe, pasi ndien se është fyer me sanksionet që iu vënë atij. /Gazeta Express/

Read Previous

UEFA ndan 1 milion euro në ndihmë të fëmijëve ukrainas

Read Next

​Rreth 20 mijë operacione më pak në vitin 2021, kërkohet shkarkimi i bordit të ShSKUK-së