Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abott, ka thënë se ndjen keqardhje për dorëheqjen e ish-ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Në Twitter, ai ka theksuar se është falënderues për kontributin e Mehajt për bashkëpunimin e Mbretërisë së Bashkuara dhe Prishtinës në fushën e mbrojtjes.
“I dëshiroj atij më të mirat për të ardhmen”, ka shkruar Abott.
Ndërsa një ditë para lirimit të detyrës, Mehaj ishte takuar me ambasadorin britanik, me të cilin kishte diskutuar për projekte të përbashkëta ndërmjet dy vendeve si dhe mbështetjen e shtetit anglez ndaj Kosovës në fushën e mbrojtjes./Klankosova.tv