Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka reaguar për mosmiratimin e ligjit për Kodin Civil në Parlamentin e Kosovës, me të cilin do të njihej ligjërisht martesa mes gjinisë së njëjtë.
Abbott thotë se ndjehet i zhgënjyer me këtë vendim, duke apeluar që të tregohet kujdes i shtuar me gjuhën ndaj kësaj kategorie të shoqërisë, përcjell Klankosova.tv.
”Shumë i zhgënjyer që Kodi Civil nuk u miratua dje. Është e rëndësishme që gjuha, në Kod dhe në debat, të respektojë të drejtat e njeriut të të gjithë kosovarëve, përfshirë LGBTI+, në përputhje me kushtetutën”.
/KlanKosova.tv