A do të vendosen masa të reja pas rritjes së rasteve me COVID? Flasin nga Qeveria

Nga 14 raste me COVID-19 më 26 korrik, në 888 raste me 11 gusht. Situata epidemiologjike në Kosovë po përkeqësohet.

Masat kundër përhapjes së COVID-19 në masë të madhe nuk po respektohen dhe sjellja e qytetarëve ndaj pandemisë është pothujse shpërfillëse.

Maskat dhe distanca fizike tashmë janë harruar.

Institucionet ende nuk tregojnë nëse, apo kur, do të vendosën masa shtesë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, the se po zhvillohen takime të vazhdueshme me ekspertë shëndetësorë për të marrë rekomandimet e tyre konform situatës epidemiologjike dhe trendit të vaksinimit.

Në vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin e luftimin dhe parandalimin e COVID-19, të datës 14 korrik, thuhet se bartja e maskës, duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative në të gjitha rastet përveç: gjatë ecjes vetëm në ambient të jashtëm, gjatë ngasjes së automjetit, vetëm apo në grup me jo më shumë se katër persona, gjatë ushtrimeve fizike dhe gjatë ngrënies ose pirjes.

Vendimi obligon përgjegjësit e institucioneve publike dhe private që në hyrje të objekteve të vendosin shenjat e ndalesës për hyrje të personave pa maska mbrojtëse./IndeksOnline/

Read Previous

KQZ deri tash ka pranuar 19 aplikime nga subjektet politike për certifikim për zgjedhjet lokale

Read Next

Vatër e re zjarri në territorin e Bjeshkëve të Nemuna