A do të rikthehet Messi te Barcelona? Flet presidenti i klubit Laporta

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka komentuar përsëri gjasat për rikthimin e Lionel Messi te katalunasit.

Ylli argjentinas, Leo Messi vazhdon të lidhet me një rikthim të mundshëm në ‘Camp Nou’.

Lidhur me këto spekulime është pyetur edhe presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, i cili tha se nuk dëshiron të komentojë shumë.

“Fëmijët gjithmonë më pyesin nëse Messi do të kthehet këtu. Përgjigja ime është: do të shohim”, ka thënë Laporta, përcjell lajmi.net.

“Messi është lojtar i PSG tani – dhe unë nuk dua të futem në telashe”, shtoi ai.

Mbetet të shihet nëse Messi do të marrë një vendim për të ardhmen e tij, pas Kupës së Botës. /Lajmi.net/

Read Previous

Në Gjakovë u hap ekspozita e fotografisë së dialogut ndër etnik të të rinjëve

Read Next

Kryetari i komunës, Ardian Gjini priti sot në takim ambasadorin e Finlandës, Matti Nissinen