A do të jetë Asllani pjesë e Interit edhe sezonin e ardhshëm?

Kristjan Asllani vazhdon të tregojë profesionalizëm dhe përkushtim maksimal në aventurën e tij me Interin, edhe pse e ardhmja e tij mbetet ende e paqartë.

Mesfushori shqiptar i lindur në vitin 2002 ka zgjedhur të mos bëjë asnjë koment publik për të ardhmen e tij, duke theksuar se çdo deklaratë e mundshme do të vijë vetëm pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube, turne që e sheh Interin si protagonist në ditët në vijim.

Në javët e fundit, emri i Asllanit është përfolur në media si një objektiv i mundshëm për Fiorentinën, megjithatë burime pranë klubit zikaltër nuk kanë konfirmuar asgjë konkrete në këtë drejtim. Zërat duken më shumë si pjesë e spekulimeve të zakonshme të merkatos, sesa lëvizje reale në horizont.

Pavarësisht minutave të kufizuara këtë sezon, Asllani ka ruajtur një qëndrim pozitiv dhe është vlerësuar nga stafi teknik për seriozitetin dhe përgatitjen e tij. Gjithçka mbetet e hapur për të ardhmen, por një gjë është e sigurt: çdo vendim do të merret me kujdes dhe në momentin e duhur, pas angazhimeve aktuale me Interin. /KosovaPress/

Read Previous

​Armatimi “Made in Albania”, hapet rruga për prodhimin ushtarak

Read Next

Çfarë thonë ekspertët e aviacionit pasi analizuan videon e përplasjes së aeroplanit në Indi?