Florian Marku nokauton Chris Jenkinsin dhe mbron titullin IBF

Florian Marku ka arritur ta mbrojë titullin IBF në peshat e lehta, duke nokautuar Jenkins në raundin e katërt.

Raundi i parë filloi me mjaft kujdes nga boksieri shqiptar, që priste nga kundërshtarin Chris Jenkins që të hapej më shumë, pasi ky i fundit shfrytëzoi më shumë gjatësinë e tij.

Në të dytin, Marku ishte më kërkues dhe e bëri disi Jenkinsin të tërhiqej në qoshe, duke synuar të lëshonte goditje të fuqishme, por që kishte tërheqje të vazhdueshme nga ky i fundit

Chris vazhdoi me përkuljet e tij edhe në raundin e tretë, derisa Markut iu kërkua nga trajnerët e tij që t’i lëvizte këmbët më shumë dhe të shpejtonte në goditjen e tij.

Nga kjo kërkesë, edhe reagoi boksieri shqiptar që lëshonte herë pas here goditje brilante në drejtim të Jenkins.

Nga i treti, Marku duket se mori zemër dhe vazhdoi me goditjen të fuqishme, ndërsa kampi i tij e motivoi me fjalët se po bënte një punë të mirë dhe duhej të vazhdonte të godiste me shpejtësi.

Raundi i katërt ishte fatal për Jenkins, pasi Marku ia doli ta nokautonte dhe ta mbronte titullin IBF në peshat e lehtë.

/Telegrafi/

Read Previous

​15 vjet nga shqyrtimi i planit të Ahtisarit në OKB

Read Next

Rihapet Ambasada e Kosovës në Australi