Rihapet Ambasada e Kosovës në Australi

Ambasada e Kosovës në Australi, e cila qëndroi e mbyllur për disa muaj në mungesë të shefit të misionit diplomatik, i ka hapur dyert sërish.

Ambasadorja e re Jetmira Bërdynaj-Shala, gjatë ditës së djeshme ka dorëzuar kredencialet e saj tek Guvernatori i Përgjithshëm i Komonuelthit të Australisë, David Hurley.

“Ambasadorja e Kosovës më 1 prill 2022, ka dorëzuar letrat kredenciale te Guvernatori i Përgjithshëm i Komonuelthit të Australisë David Hurley”, thuhet në njoftimin e ambasadës së Kosovës në Australi.

/Telegrafi/

Read Previous

Florian Marku nokauton Chris Jenkinsin dhe mbron titullin IBF

Read Next

Ndahen 100 mijë euro për Komitetin Paralimpik dhe 40 mijë për Federatën e Sportit për të Verbrit