Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Sipas Policisë së Kosovës gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar nëntë raste të dhunës në familje.
Rastet e raportuara të dhunës në familje kanë ndodhur në qytetet: Prishtinë, Fushë Kosovë, Pejë, Deçan, Klinë, Vushtrri e Ferizaj.
Sipas këtij raporti janë pesë raste të dhunës mes bashkëshortëve dhe tri raste të tjera mes anëtarëve të tjerë të familjes.
Në Fushë Kosovë një person është arrestuar e pastaj është dërguar në mbajtje, pasi që dyshohet se e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Ndërsa në Prishtinë vëllai e ka raportuar vëllain e tij për dhunë fizike. Sipas Policisë viktima ka pranuar ndihmë mjekësore ndërsa i dyshuari pas arrestimit është dërguar në mbajtje.
Një rast tjetër ka ndodhur në Pejë. Atje babai ka raportuar se djali i tij ka tentuar ta sulmojë me thikë ku sipas Policisë i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Në Lutogallvë të Pejës ka ndodhur edhe një rast tjetër i dhunës në familje, ku një person ka sulmuar fizikisht vëllain e tij pas një mosmarrëveshje me pronë. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Dhunë fizike ndaj babait është ushtruar edhe në Deçan ku i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Në Klinë bashkëshortja e ka denoncuar burrin e saj në Polici pasi që i njëjti dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Viktima më pas ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Tri raste të tjera dhunës së burrave ndaj grave janë raportuar edhe në Vushtrri e Ferizaj.
Në rastin e parë burri ka shkuar në shtëpinë e ish-bashkëshortes dhe e ka sulmuar fizikisht, më pas ia ka marrë fëmijë dhe telefonin. Sipas Policisë i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Në rastin e dytë babai i vajzës e ka denoncuar në Polici dhëndrin për dhunë të vazhdueshme ndaj vajzës së tij ku i dyshuari me urdhër të prokurorit pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.
Ndërsa në Ferizaj gruaja e raporton bashkëshortin e saj në Polici për dhunë fizike të ushtruar ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
/GazetaSinjali/