UEFA i heq Rusisë finalen e Ligës së Kampionëve, zbulohet se ku do të zhvillohet

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s është mbledhur ditën e sotme për të diskutuar pas ngjarjeve të ndodhura në Ukrainë, ku ka zbarkuar ushtria ruse.

Çështja kryesore ishte ajo e finales së Champions League, që ishte programuar të luhej në Shën Petersburg.

Gazetari i AP, Rob Harris, shkruan se UEFA ka vendosur që finalja e kompeticionit më të madh për klube të organizohet në Paris. /abcnews.al

Read Previous

Del komunikimi mes ukrainasve trima e rusëve para sulmit ndaj një ishulli

Read Next

Edi Rama njofton konferencë të jashtëzakonshme për shtyp pas samitit të NATO-s