Del komunikimi mes ukrainasve trima e rusëve para sulmit ndaj një ishulli

Analisti politik amerikan, Ian Bremmer, ka siguruar dhe ka publikuar një komunikim të shkurtër mes forcave ukrainase dhe forcave ruse para se këto të fundit të sulmonin një ishull të vogël të Ukrainës.

Në këtë pjesë të komunikimit, një rus lajmërohet nga një luftanije ruse: “Luftanija ruse këtu, përsëris. Ju sugjeroj që t’i dorëzoni armët dhe të kapitulloni. Ndryshe, do të hap zjarr. A kuptoni?”

Ishulli i vogël “Ostriv Zmiinyi” ndodhet afër kufirit të Ukrainës me Rumaninë. Raportohet se ishulli është marrë nën kontroll nga rusët, pas flijimit të 13 ushtarëve ukrainas. Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë Presidenti Volodymyr Zelenskiy.

/GazetaExpress/

Read Previous

Policia ka shqiptuar 1,960 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Read Next

UEFA i heq Rusisë finalen e Ligës së Kampionëve, zbulohet se ku do të zhvillohet