Instituti Riinvest po mban diskutim për problemet rreth pjesëmarrjes të fëmijëve në edukimin e hershëm në Kosovë, me temën “Qendrat e kujdesit për fëmijë ne Kosovë”.
Drejtori ekzekutiv i Institutit Riinvest, Alban Hashani tha që gratë duhet të kenë më shumë të drejta të përfaqësimeve.
“Këndi nga i cili ne jemi nisur është mungesa e përkujdesjes në çerdhe, kjo bënë që roli i grave në shoqëri të jetë joproporcional. Temat që i kemi trajtu ka qenë si Ligji i punës, edhe pse pavarësisht synimeve të punës ka frenuar gjasën e grave për të punuar. Tema tjetër ka qenë gratë si ndërmarrëse ku sot një numër i vogël i grave në Kosovë përfaqësojnë ndonjë institut. Është inkurajuese që edhe Qeveria do të përfshijë një buxhet për këtë çështje. Ne kemi riaktualizuar këtë temë, në kuadër të forumit ekonomik të grave, që kanë diskutuar për këtë temë dhe besojmë që është koha e duhur për t’i diskutuar prapë”, tha Hashani.
Tringë Shkodra nga instituti Riinvest bëri prezantimin e pozicionimit të këtij institucioni për qendrën e kujdesit për fëmijët në Kosovë.
Ajo foli për Edukimin në fëmijërinë e hershme, ndikimin tek fëmijët, ndikimin në pjesëmarrjen e grave në tregun e punës, dhe modelet e rekomandimet për këto çështje.
“Edukimi në fëmijërinë e hershme synon një zhvillim gjithëpërfshirës, social, ekonomik, njohës dhe fizik të fëmijës. Edukimi i hershëm përfshinë, nivelin parashkollorë dhe atë parafillor. Pjesëmarrja e ulët e fëmijëve në institucionet parashkollore, në vitin 2021, vetem 6.7% e fëmijëve kanë ndjekur programet parashkollore. Përballë këtij sfondi Riinvest rekomandon që te krijohen më shumë qendra te përballueshme të kujdesit dhe të implementohen në nivel më të lartë standardet e zhvillimit”, tha Shkodra.