Infektologu gjakovar Dr. Blin Nagavci ka publikuar libri e tij të parë (me bashkautorë) , i cili tashmë është manuali zyrtar i Shoqatës Evropiane të Respiracionit.
Dr. Blin Nagavci është mjek i trajnuar për sëmundjet infektive dhe metodologjinë e kërkimit shkencor. Ai ka diplomuar në Universitetin e Prishtinës dhe ka një diplomë post-doktorale në Universitetin Erasmus në Holandë.
Dr. Nagavci punon si studiues mjekësor për Universitetin e Freiburgut, Gjermani dhe për Shoqatën Evropiane të Respiracionit në Lozanë, Zvicër. Në të njëjtën kohë, ai është konsulent për metodologjinë kërkimore për udhërrëfyesit klinik, ku drejton, mbikëqyr dhe ofron ekspertizë metodologjike për zhvillimin e udhërrëfyesve klinik të Shoqatës
Evropiane të Respiracionit.
Së fundmi është publikuar libri “ERS Handbook for Clinical Practice Guideline (Manuali i Shoqatës Evropiane të Respiracionit për Udhërrëfyesit Klinik)”, ku si autor i parë, në mesin e dhjetë autorëve nga mbarë bota, është edhe gjakovari Blin Nagavci.
Më poshtë mund të shihni postimin e tij të plotë në rrjetin social Facebook.