ShSKUK: 35 pacientë të spitalizuar me post-covid

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se 48 pacientë janë duke u trajtuar.

Prej tyre 13 janë të konfirmuar me COVID-19 pozitiv, ndërsa 35 pacientë të tjerë janë duke u trajtuar me post-COVID-19.

“Me oksigjeno-terapi janë 14 pacientë, kurse nuk ka pacientë në mjekim intensiv”, thuhet në njoftim.

Tutje është bërë e ditur se në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 7 pacientë, në Klinikën e Pulmologjisë, 30 pacientë, post-covid, në mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë, në Spitali i Gjakovës janë 5 pacientë, në Spitalin e Pejës, 5 pacientë dhe në Spitalin e Ferizajt është duke u trajtuar një pacientë.

Read Previous

Dy qeveritë dakordohen që qarkullimi në kufirin Kosovë-Shqipëri të bëhet pa ndalesë

Read Next

Infektologu gjakovar Blin Nagavci publikon librin e tij të parë, “Manuali i Shoqatës Evropiane të Respiracionit për Udhërrëfyesit Klinik”