233 gjoba për mosrespektim të masave kundër COVID-19

Numri i gjobave për qytetarët që nuk po i respektojnë masat antiCOVID-19 vazhdon të jetë i lartë.

Vetëm brenda 24 orëshit të fundit, policia ka shqiptuar 233 gjoba për qytetarët që nuk i kanë përfillë masat kundër koronavirusit.

Ndërkohë në Kosovë vazhdojnë të jenë në fuqi masat antiCOVID-19 që u vendosen nga Qeveria e Kosovës në javën e dytë të muajit gusht.

Sipas këtyre masave, shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 23:00.Gjithashtu në vendim thuhet se muzika lejohet vetëm deri në orën 21:30.

Ndërkohë që në raportin e fundit Ministria e Shëndetësisë, bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), 15 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Read Previous

NASA nis mision për të përplasur një asteroid

Read Next

Rizvanolli: Kursejeni rrymën, çmimet e importit të rrymës janë pesëfishuar