NASA nis mision për të përplasur një asteroid

Agjencia amerikane e Hapësirës (NASA) ka lansuar një satelit të dizajnuar për t’u përplasur me një asterioid, me qëllim të ndryshimit të kahjes së tij.

Anija kozmike DART, për Testin e Ridrejtimit të Dyfishtë të Asteroidit, u ngrit nga Baza e Forcave Hapësinore Vandenberg, në majë të një rakete SpaceX Falcon 9, në një projekt prej 330 milionë dollarësh, shkruan Associated Press.

Ky testim është duke u kryer për të parë nëse strategjia do të funksionojë në rast nevoje.

Misioni DART i NASA-s, synon të vë në pah se sa e vështirë që është të pengohet përplasja e një guri të madh hapësinor me Tokën.

Në kuadër të misionit, sateliti do të përplaset me asteroidin e quajtur Dimorphos, për të kuptuar sa shpejt mund t’i ndryshohet kahja.

Kjo përplasje pritet të realizohet në tetor të vitit 2022.

“Asteroidi Dimorphos, jemi duke ardhur te ti”, ka thënë NASA përmes një postimi në Twitter pas lansimit.

Ndryshimi në periudhën orbitale do të matet me teleskopë në Tokë. Ndryshimi minimal që misioni të konsiderohet i suksesshëm është 73 sekonda./Gazetasinjali

Read Previous

Ja si qëndron situata me Covid-19 në Gjakovë

Read Next

233 gjoba për mosrespektim të masave kundër COVID-19