Situatë dramatike në kufirin Poloni-Bjellorusi,11 viktima

Situata me emigrantët në kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë po vazhdon të jetë tensionuar. Që prej nisjes së krizës është raportuar për të paktën 11 emigrantë të vdekur. Vdekjet u janë atribuuar kryesisht lodhjes dhe ekspozimit ndaj temperaturave, që në javët e fundit, kanë rënë ndjeshëm.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden u shpreh i shqetësuar për situatën ku zbulimi i një trupi gjatë natës nxori në pah rreziqet, pasi mijëra emigrantë nga vendet e treta po strehohen në kushte të rënda atmosferike në Bjellorusi, me shpresën që të hyjnë në Bashkimin Evropian.

“Ne mendojmë se është një shqetësim i madh. Ne kemi shprehur shqetësimin tonë në Rusi, si dhe kemi komunikuar me autoritet në Bjellorusi”.

Presidenti rus Vladimir Putin, nga ana tjetër mohoi përfshirjen në këtë çështje. Sipas tij, Rusia nuk ka asnjë lidhje me situatën e krijuar në kufi.

“Ne nuk kemi asnjë lidhje. Të gjithë përpiqen të na bëjnë përgjegjës për diçka që nuk është e vërtetë. Linjat tona ajrore nuk i transportojnë ata njerëz. Asnjë kompani e vetme”.

Liderët e Bashkimit Evropian, ndërkohë e kanë akuzuar Minksun se ndjekja e këtyre politikave është një kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të Brukselit kundër regjimit të liderit autoritar, Aleksandar Lukashenko. Bjellorusia mohon akuzat dhe thotë se nuk mund të ndihmojë në zgjidhjen e krizës me emigrantët nëse Evropa heq sanksionet që ka vendosur ndaj saj./GazetaSinjali/

Read Previous

Armando Broja mbetet jashtë ekipit kombëtar

Read Next

Viktima nga Covid-19 në Kosovë është një grua nga Graçanica