Në mbledhjen e tetë apo të fundit të Kuvendit të Komunës së Gjakovës, për këtë legjislaturë, të mbajtur me 29 shtator të këtij viti, me 18 vota kundër 15 pro dhe një abstenim nuk u votua buxheti i komunës së Gjakovës për vitin 2022 dhe dy vitet e tjera pasuese. Pikërisht për këtë për të kuptuar se cilat janë disa nga pasojat që mund të vijnë si rrjedhojë e mosvotimit të buxhetit foli Jakup Bellaqa, njohës i çështjeve ekonomike. Ai me këtë rast tha se mund të ndalen të gjitha pagesat dhe kontraktimet për punime të ndryshme.
Dëmet që shkaktohen si rrjedhojë e mosmiratimit të buxhetit janë të shumta.
Me tej Bellaqa shtoi se nëse buxheti nuk votohet pas zgjedhjeve atëherë mund të ketë kaos ekonomik.