Gexha u thotë punëtorëve shëndetësor t’i inkurajojnë prindërit që t’i vaksinojnë fëmijët

U.d. së ministres së shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku, ka qenë për vizitë në spitalin e përgjithshëm “Isa Grezda”, konkretisht ajo vizitoi repartin e pediatrisë me ç’rast u njoftua nga afër me situatën e këtushme. Gexha, këtu erdhi edhe me një mision. Ajo u tha punëtorëve shëndetësore që t’i inkurajojnë prindërit më qëllim që t’i vaksinojnë fëmijët.

Gexha pos që falënderoi stafin për mikëpritje dhe punën e tyre të deritanishme u tha atyre që të bashkëpunojnë me prindërit rreth imunizmit të fëmijëve me vaksinën anti Covid, sepse në këtë mënyrë mbrojnë shëndetin e tyre dhe të tërë familjes.

Read Previous

Gjakovë, parabugim prej 30 ditësh për personin që ka kryer vepër penale

Read Next

Filmi “Zgjoi” me 5200 bileta të shitura deri tani