Turqia dëbon mbi 8500 luftëtarë të dyshuar për terrorizëm

Turkish soldiers march with Turkish national flags as they take part in a parade from the Grand National Assembly of Turkey (TBMM) to the first Turkish Grand National Assembly building in Ulus district of Ankara during celebrations to mark the 97th anniversary of Turkeys Victory Day, on August 30, 2019. – Turkey’s Victory Day, a national holiday celebrated annually on August 30, is dedicated to Turkeys armed forces and marks the final battle against Greek forces in Dumlupinar in 1922. (Photo by Adem ALTAN / AFP) (Photo credit should read ADEM ALTAN/AFP via Getty Images)

Që nga fillimi i luftës civile siriane 10 vjet më parë Turqia ka dëbuar më shumë se 8.500 luftëtarë të huaj. Njoftimi është dhënë nga Ministria e Brendshme e Turqisë, sipas të cilës të dyshuarit për terrorizëm ishin nga 102 vende, përfshirë 44 nga Shtetet e Bashkuara dhe 1.075 nga shtetet e Bashkimit Evropian (BE), thuhet në një deklaratë të ministrisë turke.

Në dhjetë muajt e parë të vitit 2021 në tetë vende të BE-së janë deportuar 61 të dyshuar. Autoritetet turke thanë se dëbimi i gjithsej 8.585 luftëtarëve u bë si rezultat i përpjekjeve të vendit për të ofruar siguri brenda dhe jashtë kufirit që nga viti 2011.

Këta persona ishin larguar nga vendet e tyre për t’iu bashkuar grupeve militante si Shteti Islamik dhe Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), si dhe dega e saj në Siri.

Që nga viti 2016, Turqia ka ndërmarrë tre operacione ushtarake në veri të Sirisë dhe ka një prani të forcave të saj në provincën veriperëndimore të Idlibit, si dhe zona të tjera brenda kufirit sirian.

Ndërsa aktualisht forcat turke po kryejnë operacione kundër PKK-së në Irakun verior.

/A2news/

Read Previous

Bëri 22 vite burg për një krim që s’e kreu, gjykata e dëmshpërblen me 25 milion dollarë

Read Next

Kurti merr letër falënderimi nga kandidati për Kancelar të Gjermanisë, Olaf Scholz