Kurti merr letër falënderimi nga kandidati për Kancelar të Gjermanisë, Olaf Scholz

Kryeministri Albin Kurti, ka marrë letër falënderimi në urimin që ia ka dërguar kandidatit për Kancelar të Gjermanisë nga Partia Socialdemokrate, Olaf Scholz, pas fitores në zgjedhjet parlamentare.

Scholz ka thënë se rezultatet zgjedhore kanë treguar se shumica e votuesve gjermanë duan qeveri progresiste që forcon respektin e ndërsjellë dhe kohezionin shoqëror.

“Ju falënderoj për letrën dhe dëshirat e mira. Tashmë kemi lënë pas fushatën ngazëllyese zgjedhore. Partia Socialdemokrate e Gjermanisë doli nga zgjedhjet për Bundestagun si partia më e fortë dhe ka ambicien për të udhëhequr me qeverinë e re federale”, ka shkruar ai.

/GazetaExpress/

Read Previous

Turqia dëbon mbi 8500 luftëtarë të dyshuar për terrorizëm

Read Next

Grabiti 53 milionë funta në Britani, shqiptari martohet duke bërë dasmë luksoze