Fillon kursi i baletit në shkollën “In Tune”

Pak rëndësi ka mosha, këtu zë vend dëshira dhe pasioni për vallëzimin. Muzikë, lëvizje të bukura mbi të gjjitha fëmijë të talentuar praktikojnë baletin në shkollën e muzikës “In Tune” në Gjakovë.

i Lumturia e fëmijëve do të thotë lumturi për prindërit të cilët mundohen që çdo dëshirë të fëmijëve ta kthejnë në realitet.

Një balerin i dëshmuar me një përvojë 20 vjeçare, koreografi, Prek Memaj ka thënë se është një kënaqësi e veçantë të punosh me fëmijë. 

Përmes kamerës së TV Syri ju prezantuam vetëm një nga aktivitetet e shkollës shumëdimensionale, ku pothuajse çdo fëmijë ka mundësinë të zgjedh për ta zhvilluar talentin, po pse jo edhe profesionin e së ardhmes.

Read Previous

Gastronomët, protestojnë nesër para Qeverisë

Read Next

​Moti i vranët dhe me intervale me diell