U promovua sot libri “Udhëtim në të shkuarën” i autorit Zenun Çelaj

Nën organizimin e shoqatës së intelektualëve “Jakova” sot u promovua libri “Udhëtim në të shkuarën” i autorit Zenun Çelaj, i cili njëherit ka qenë edhe gazetar. Në librin e tij ka paraqitur ngjarje nga jeta dhe veprimtaria e tij prej 6 dekadave.

Kryetari i shoqatës së intelektualëve Ruzhdi Sefa foli për punën dhe veprimtarinë e autorit, gazetarit dhe publicistit. Ai që  kemi insistuar që ky libër të promovohet në Gjakovë për arsye se personat që janë pjesë e përjetimeve e që shfaqen në libër janë nga Gjakova.

Në këtë promovim mori pjesë edhe publicistja Flaka Surroi njëherit redaktore e librit. Ajo tha se nëse do të paraqitej e gjithë veprimtaria e autorit  ky libër do të ishte shumë më voluminoz, por u shpreh e lumtur që kanë arritur si shoqëri ta bindin gazetarin Çelaj që të përmbledh kujtime interesante nga veprimtaria e tij.

Krejt në fund shoqata e intelektualëve ndau mirënjohje për gazetarin dhe autorin e librit Zenun Çelaj dhe publicisten Flaka Surroi.

Read Previous

Ja kur pritet të debutojë Sergio Ramos me PSG-në

Read Next

Sot në ora 17:00 nis rinumërimi i vendvotimeve nga KQZ-ja