A duhet t’i lani rrobat pas çdo here që i vishni ?

Ju mund të jeni të fiksuar pas pastërtisë, por mos mendoni se po bëni mirë duke i larë rrobat më shumë seç duhet. Të gjithë duam të veshim rroba me erë të mirë, por nëse e kaloni masën do të sakrifikoni bluzen a fustanin e preferuar.

– Veshjet sportive dhe ato të plazhit: Pas çdo veshjeje

– Xhinset: Pasi t’i keni veshur 5-6 herë. Edhe pse ka disa artikuj që thonë se sa më pak aq më mirë.

– Bluzet: Pasi t’i keni veshur 1-2 herë

– Fustanet: Pasi t’i keni veshur 1-2 herë

– Streçet: Pasi t’i keni veshur 1-2 herë

– Çorapet: Pas çdo veshjeje

– Të brendshmet: Pas çdo veshjeje

– Reçipetat: Pasi t’i keni veshur 3-4 herë

– Pantallonat, fundet dhe pantallonat e shkurtra: Pasi t’i keni veshur 3-4 herë

– Xhaketat: Pasi t’i keni veshur 5-6 herë

– Palltot: 1 herë në 2 muaj

– Pizhamat: Pasi t’i keni veshur 3-4 herë

Sigurisht kjo nuk vlen për incidentet apo djerësitjet e papritura që kërkojnë larje të menjëhershme.

Burimi: Pop Sugar

Read Previous

Stuhi e fuqishme në Francë, rreth 250.000 shtëpi mbesin pa rrymë

Read Next

Dhunimi i 12 vjeçares nga Kamenica, i caktohet një muaj paraburgim të dyshuarit