Në tetor të vitit 2018, kancelarja gjermane Angela Merkel njoftoi se mandati i katërt në detyrë do të ishte i fundit. Vendimi i saj shënoi herën e parë që nga vitit 1949 që një kancelar në detyrë nuk kandidon për t’u rizgjedhur.
E emëruar kancelare për herë të parë më 22 nëntor 2005, Merkel ka qenë në detyrë për aq kohë sa Helmut Kohl, udhëheqësi më jetëgjatë i Gjermanisë, i cili ishte në pushtet për pak më shumë se 16 vjet.
E përshkruar vazhdimisht si gruaja më e fuqishme në botë dhe udhëheqësja de facto e BE-së, Angela Merkel ishte udhëheqësja më e vlerësuar në nivel botëror, sipas një sondazhi të YouGov në gusht të këtij viti.
Që nga viti 2005, Merkel ka punuar me katër presidentë amerikanë dhe francezë, pesë kryeministra britanikë dhe tetë krerë të qeverive italiane. Ditën e sotme (e diel, 26 shtator) mbahen zgjedhjet e përgjithshme, pas të cilave Merkel do të tërhiqet nga detyra si kancelare.
Disa momente gjatë udhëheqjes së saj – sjellë përmes fotove
Angela Merkel hedh votën e saj në një qendër votimi në Berlin në zgjedhjet e vitit 2005FOTO: BERND WEISSBROD/EPA
Merkel është betuar katër herë si kancelare gjermane: Nëntor 2005 (majtas lart); Tetor 2009 (lart djathtas); Dhjetor 2013 (poshtë majtas); dhe Mars 2018 (poshtë djathtas)FOTO: JOHN MACDOUGALL/AFP/GETTY IMAGES
Merkel në samitin e G8 në Heiligendamm, Gjermani, në 2007FOTO: CHRIS WATTIE/REUTERS
Merkel e ulur midis Vladimir Putin dhe George W. Bush në samitin e G8 në Heiligendamm në 2007FOTO: RALPH ORLOWSKI/GETTY IMAGES
Gjestet e duarve të Merkelit, të fotografuara midis 2004 dhe 2021FOTO: REUTERS
Merkel në përurimin e Shtëpisë së Operës në Oslo në 2008FOTO: SCANPIX NORWAY/REUTERS
Mbërritja në Këshillin Europian në Bruksel gjatë një samiti të udhëheqësve të BE-së në 2010FOTO: THIERRY ROGE/REUTERS
Merkel ka qenë e njohur për spektrin e saj të plotë të xhaketaveFOTO: REUTERS
Festimi me ekipin kombëtar të futbollit pas fitores 4-0 kundër Portugalisë në Kupën e Botës në vitin 2014 në BrazilFOTO: ACTION PRESS/REX
Shukria Barakzai, një politikane afgane, bën një selfie me Merkel pas një forumi të dialogut të grave të G7 në Berlin, 2015FOTO: TOBIAS SCHWARZ/AFP/GETTY IMAGES
Merkel dhe Barack Obama në malet Wetterstein gjatë një takimi të G7 në Gjermania, 2015FOTO: MICHAEL KAPPELER/POOL/EPA
Merkel bisedon me një grua të re gjatë një ceremonie mirëseardhjeje në kampin e refugjatëve Nizip pranë Gaziantep, Turqi, 2016FOTO: ÜMIT BEKTA?/REUTERS
Duke festuar me birrë pas fjalimit të në festivalin popullor Trudering, Mynih, 2017FOTO: SEBASTIAN WIDMANN/GETTY IMAGES
Merkel rrotullon sytë teksa flet me Vladimir Putin në fillim të samitit të G20 në Hamburg, 2017FOTO: JOHN MACDOUGALL/AP
Merkel mbështetet teksa udhëheqësit botërorë rrethojnë Donald Trump në samitin e G7, në vitin 2018 në La Malbaie në KanadaFOTO: JESCO DENZEL/BUNDESREGIERUNG/AFP/GETTY IMAGES
Pjesëmarrja në festivalin vjetor të operës Wagner, në Bayreuth, GjermaniFOTO: REUTERS
Merkel duke mbajtur 16 fjalimet si kancelare për Vitin e Ri FOTO: REUTERS
Duke ndjekur udhëzimet për Covid-19, Merkel vendos një maskë në fytyrë gjatë një samiti mbi integrimin e emigrantëve në vitin 2020FOTO: FABRIZIO BENSCH/REUTERS
Merkel largohet pas një debati para zgjedhjeve kombëtare të 2021FOTO: MARKUS SCHREIBER/AP