Dje Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që arsimi i lartë publik në Kosovë nga viti akademik 2021/2022 të jetë pa pagesë, për të gjithë ata që dëshirojnë të studiojnë në nivelet baçelor dhe master. Disa nga qytetarët e Gjakovës këtë vendim e kanë mirëpritur.
Ka edhe qytetarë që mendojnë se Qeveria e Kosovës studentët duhet t’i ndihmojë edhe në forma të tjera.
Ndërkaq sa i përket studimeve të doktoratës vendimi i djeshem specifikon disa lehtësi për këtë nivel të studimeve.